Sony Xperia Z5 Compact - Qasja te cilësimet

background image

Qasja te cilësimet

Shihni dhe ndryshoni cilësimet për pajisjen tuaj nga menyja e Cilësimeve. Menyja e

Cilësimeve është e qasshme nga paneli i Cilësimeve të shpejta dhe nga ekrani i

Aplikacioneve.

Për të hapur menynë e cilësimeve të pajisjes nga ekrani i aplikacioneve

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi

Cilësimet.

Për të parë informacionin rreth pajisjes tuaj

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Informacion mbi telefonin.

Për të aktivizuar ekranin duke përdorur rregjimin Trokitja lehtë për zgjim

1

Sigurohuni se rregjimi Trokitja lehtë për zgjim është aktivizuar. Për ta aktivizuar,

trokitni lehtë

Cilësimet > Ekrani dhe më pas zvarritni rrëshqitësin pranë Trokit për

ta zgjuar në të djathtë.

2

Trokitni lehtë dy herë në ekran.

Për të hapur panelin e cilësimeve të shpejta

Duke përdorur dy gishta, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes.

Për të aktivizuar Dritën e dorës

1

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes me dy gishta.

2

Trokitni lehtë .

Për të përzgjedhur se cilat cilësime shfaqen në panelin e Cilësimeve të shpejta

1

Duke përdorur dy gishta, zvarritni poshtë plotësisht shiritin e gjendjes dhe më pas

trokitni lehtë

Modifiko.

2

Në seksionin në fund të ekranit, prekni dhe mbani ikonën për cilësimin e shpejtë

që dëshironi të shtoni dhe më pas zvarriteni dhe lëshojeni në pjesën e sipërme të

ekranit.

Për të risistemuar panelin e Cilësimeve të shpejta

1

Zvarriteni plotësisht poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë te

Modifiko.

2

Prekni dhe mbani një ikonë, më pas zhvendoseni atë në pozicionin e dëshiruar.