Pamja e përgjithshme e aplikacioneve
Disa aplikacione mund të mos jenë të përfshira në pajisjen tuaj ose mund të mos mbështeten
nga të gjitha rrjetet ose ofruesit e shërbimit në të gjitha zonat.
Përdorni aplikacionin Albumi për të menaxhuar, parë dhe modifikuar fotografitë
dhe videot tuaja.
Shfletoni, kërkoni dhe blini mijëra produkte drejtpërdrejt nga pajisja juaj.
Mbroni pajisjen tuaj nga viruset, softuerët keqdashës, softuerët spiunë, përpjekjet
e mashtrimit dhe shfrytëzimin në linjë.
Përdorni aplikacionin Llogaritësja për të kryer llogaritjet bazë.
Përdorni aplikacionin Kalendari për t'u informuar për ngjarjet dhe për të
menaxhuar takimet tuaja.
Përdorni Kamerën për të nxjerrë fotografi dhe për të regjistruar videoklipe.
Përdorni shfletuesin tuaj Chrome për të naviguar dhe për të parë faqet e uebit,
për të menaxhuar faqeshënuesit, tekstin dhe imazhet.
Përdorni aplikacionin Ora për të cilësuar llojet e ndryshme të alarmeve dhe
kohëmatësve.
Përdorni aplikacionin Kontaktet për të menaxhuar numrat e telefonit, adresat e
postës elektronike dhe informacione të tjera në lidhje me kontaktet tuaja.
Qasuni tek aplikacionet, dokumentet dhe figurat që keni shkarkuar.
Ruani dokumentet dhe skedarët tuaj për qasje me lehtësi nga çdo pajisje,
bashkëndajini me shokët dhe bashkëpunoni me kolegët tuaj.
Përdorni aplikacionin Posta elektronike për të dërguar dhe për të marrë mesazhe
të postës elektronike nëpërmjet llogarive personale dhe atyre të punës.
Përdorni aplikacionin Facebook™ për t'u lidhur në rrjetin social me shokët,
anëtarët e familjes dhe kolegët nga e gjithë bota.
Shfletoni dhe dëgjoni stacione të radios FM.
Përdorni aplikacionin Gmail™ për të lexuar, për të shkruar dhe për të organizuar
mesazhet e postës elektronike.
Kërkoni për informacione në pajisjen tuaj dhe në ueb.
Përdorni aplikacionin Hangouts™ për të biseduar me shokët në linjë.
Shijoni muzikë, filma, aplikacione dhe lojëra në pajisjen tuaj dhe merrni qasje
ekskluzive te përmbajtjet unike të disponueshme vetëm me pajisjet Xperia™.
Shikoni vendndodhjen tuaj aktuale, gjeni vendndodhje të tjera dhe planifikoni
itineraret duke përdorur Google Maps™.
Përdorni aplikacionin Mesazhimi për të dërguar dhe për të marrë mesazhe me
tekst dhe multimediale.
Përdorni aplikacionin Muzika për të organizuar dhe riprodhuar muzikë dhe libra
me audio.
39
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Shikoni historitë e reja nga Paketa e lajmeve.
Bëni telefonata duke formuar manualisht numrin ose duke përdorur funksionin e
telefonimit inteligjent.
Organizoni, kërkoni ose shfletoni në të gjitha fotografitë dhe videot.
Përdorni aplikacionin Google Play Movies & TV për të parë filma dhe shfaqje
televizive të blera ose të marra me qira në Google Play.
Zbuloni dhe riprodhoni mijëra këngë me aplikacionin Google Play Music.
Përdorni aplikacionin Play Store™ për të gjetur aplikacione për t'i blerë ose për t'i
shkarkuar falas.
Qëndroni në lidhje me shokët tuaj të lojërave dhe me lojërat që pëlqeni të luani,
blini në PlayStation®Store dhe më shumë.
Optimizoni cilësimet për t'iu përshtatur kërkesave tuaja.
Transmetoni muzikë, shfletoni nëpër koleksionet e shokut tuaj ose nëpër
diskografitë e një artisti ose krijoni stacionin tuaj të radios.
Përdorni aplikacionin Mbështetja për t'u qasur te mbështetja për përdoruesin në
pajisjen tuaj. Për shembull, mund të qaseni në një Udhëzues përdorimi, në
informacionet për zgjidhjen e problemeve, si dhe në këshillat dhe të fshehtat.
Identifikoni pjesët muzikore që dëgjoni që riprodhohen rreth jush dhe merrni
informacione për artistin, albumin dhe informacione të tjera.
Përdorni aplikacionin Video për të riprodhuar video në pajisjen tuaj dhe për të
bashkëndarë përmbajtjet me shokët tuaj.
Kërkoni përmbajtje në ueb duke përdorur zërin.
Përdorni aplikacionin Moti për të shikuar parashikimet e motit.
Përdorni aplikacionin What’s New për të zbuluar lojëra, aplikacione dhe
përmbajtje të reja multimediale.
Përdorni YouTube™ për të shikuar video nga përdoruesit nëpër botë dhe
bashkëndani videot tuaja.
40
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.